Qeveria Hoti shton koordinatorët, Agim Veliu kërkon një për luftim të terrorizmit

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 11:44
Qeveria Hoti shton koordinatorët, Agim Veliu kërkon një për luftim të terrorizmit

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ketë koordinator nacional për zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.

“Në mënyrë që të implementojmë aktivitetet dhe obligimet është e nevojshme që të caktohet koordinatori nacional”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Zv.kryeministri Besnik Tahiri ka arsyetuar nevojën e të pasurit koordinator.

Disa të tillë ishin emëruar në Qeverinë Haradinaj për çështje të caktuara, por me ardhjen e Qeverisë Kurti ata ishin pushuar dhe vendet e tyre të punës ishin shuar. Javën e kaluar, kryeministri Avdullah Hoti vendosi të emërojë koordinator edhe për dialogun me Serbinë, gjë që u kritikua nga shoqëria civile.

(Kosova Sot Online)