Gaxherri: Instituti duhet të vijë në Kuvend t’ua marrë mostrat deputetëve

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 11:49
Gaxherri: Instituti duhet të vijë në Kuvend t’ua marrë mostrat deputetëve

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri ka reaguar pas përplasjeve në Kuvend të Kosovës se kush nga partitë politike është testuar për Covid 19.

Gaxherri tha se është turp të diskutohet se kush është privilegjuar për t’u testuar nga Instituti.

Madje, ajo ka propozuar që të gjithë deputetët duhet që të testohen, duke thënë se mundësia që ata të jenë të infektuar është 99%.

“Unë mendoj se të gjithë deputetët duhet me  testu, asnjë nuk është këtu që se ka shancën 99 për qind me kanë të infektuar, jo me shku na në infektiva ata duhet me kanë këtu me na i marrë mostrat, ta shohim kush është i infektuar”, tha Gaxherri.

Dje në seancë është bërë e ditur se 10 deputetë të Kuvendit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

(Kosova Sot Online)