Demaliaj për Qeverinë Kurti: Këshilltarët i mbanin këmbët mbi tavolina në MSH, nuk lanë asnjë plan kundër COVID 19

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 12:11
Demaliaj për Qeverinë Kurti: Këshilltarët i mbanin këmbët mbi tavolina në MSH, nuk lanë asnjë plan kundër COVID 19

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka deklaruar në seancën e sotme se qeveria Kurti nuk kishte pasur asnjë strategji Anti Covid, derisa, i ka akuzuar ministrat e qeverisë së kaluar për siç thotë ai “dalje me sekretaresha”.

Ai ka thënë se për këtë ka edhe fotografi, e se qeveria e kaluar nuk ka punuar por i  ka mbajtur këmbët “mbi tavolina”.

 

“Ishte tmerruese një deklaratë e ministrit Zemaj kur thonë skam gjetë asnjë plan anti covid. Ata dilshin edhe natën me sekretaresha me këshilltare, kamt mi tavolina, thojshin jemi duke e luftu koronavirusin. Janë publike, janë fotografitë e ekspozume, nuk po gënjej mundesh me ma tërhjek edhe fjalën”, ka thënë deputeti i AAK’së.

Për këto deklarata ia ka tërhequr deputetit vërejtjen kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)