Suharekës i ndahen mbi 71 mijë euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 12:34
Suharekës i ndahen mbi 71 mijë euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë mbi 71 mijë euro për Komunën e Suharekës, për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve ka qenë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 71 269 euro për Komunën e Suharekës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare në ekonomitë bujqësore në këtë komunë”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)