Policia e Kosovës i porosit qytetarët që të ‘sigurohen’ për shkak të COVID-19

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 14:15
Policia e Kosovës i porosit qytetarët që të ‘sigurohen’ për shkak të COVID-19

Teksa numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 5 mijë e 118 dhe qeveria tanimë e ka bërë obligative mbajtjen e maskave, Policia e Kosovës i ka porositur ata që të ‘sigurohen’.

Nga sot, qytetarët që nuk i respektojnë masat e reja të qeverisë do të gjobiten.

Dje, policët dolën nëpër sheshet e qyteteve për t’i informuar qytetarët për mbajtjen e maskave.

Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës i ka këshilluar qytetarët t’i vendosin maskat, ta mbajnë distancën dhe higjienën personale.

(Kosova Sot Online)