Para shkuarjes në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e organizatave për të zhdukurit

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 16:08
 Para shkuarjes në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e organizatave për të zhdukurit

Kryeministri Avdullah Hoti, dy ditë para vizitës së tij në Bruksel, ka takuar përfaqësuesit e organizatave për cështje të të pagjeturve.

Zyra e Kryeministrit njofton se “në vigjilje të takimit të së enjtes në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve”.

“Në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajçevci”

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e kanë njoftuar kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit.

(Kosova Sot Online)