Deputetja Musliu ka një kërkesë publike për Avdullah Hotin

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 22:51
Deputetja Musliu ka një kërkesë publike për Avdullah Hotin

Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu ka kërkuar sqarim nga Qeveria Hoti para se të shkojë në takimin në Bruksel, ku siç shkruan ajo për komunikatën e misionit të përhershëm të Rusisë në BE lidhur me takimin Lajçak-Çizhov, publikuar me 14 korrik.

Musliu thotë se ajo cka theksohet në këtë komunikatë është se “rezoluta 1244 e KS të OKB është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet relevante (ne fuqi) në masë të plotë”, shkruan Mulsiu.

Statusi i saj:

ëNë komunikatën e misionit të perhershem të Rusisë në BE lidhur me takimin Lajçak-Çizhov, publikuar me 14 korrik, thuhet tekstualisht: “U theksua se rezoluta 1244 e KS të OKB është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet relevante (ne fuqi) në masë të plotë”.
Mbi këto baza BE don ta zhvillojë dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo i bie as me pak e as me shume se kthim në vitin 1999?!!!
Kerkoj nga Qeveria e Kosovës qe para se te shkojne ne takimin e Brukselit, te deklarohen cfare dijne lidhur me kete deklarate, dhe pse heshtin ndaj saj.
#Avdullahoti #Dritonselmanaj #Melizaharadinaj #selimselim

(Kosova Sot Online)