Thirrja e Italisë për ndihmë urgjente ishte injoruar nga të gjitha vendet e BE-së

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 12:37
Thirrja e Italisë për ndihmë urgjente ishte injoruar nga të gjitha vendet e BE-së

Ishte një moment i qartësisë së frikshme. Më 26 shkurt, kur numri i italianëve të infektuar me koronavirus po trefishohej për çdo 48 orë, kryeministri Giuseppe Conte kërkoi ndihmë nga vendet anëtare të BE-së.

Spitalet e vendit të tij ishin të stërmbushura. Mjekët dhe infermierët italianë kishin mbetur pa maska, pa doreza dhe pa veshje mbrojtëse dhe ishin të detyruar të zgjedhnin mes pacientëve që do t’i trajtonin për shkak të mungesës së ventilatorëve, shkruan “The Guardian.

Një mesazh urgjent ishte dërguar nga Roma te Komisioni Evropian në Bruksel. Hollësitë e nevojave të Italisë ishin publikuar në Sistemin për Komunikim dhe Informim të Përbashkët Emergjent. Megjithatë, ajo që ndodhi më pas erdhi si tronditje. Thirrja e pikëlluar hasi në heshtje.

“Asnjë vend anëtar nuk iu përgjigj kërkesës së Italisë ndaj komisionit për ndihmë”, tha Janez Lenarcic, komisioner evropian për menaxhimin e krizave. “Kjo nënkuptonte që jo vetëm Italia është e papërgatitur. Askush nuk është i përgatitur. Mungesa e përgjigjes ndaj kërkesës së Italisë nuk ishte aq shumë mungesë solidariteti. Ishte mungesë e pajisjeve”, tha ai.

Rreth  180,000 qytetarë evropianë, në mbarë zonën ekonomike evropiane dhe në Britani të Madhe, kanë vdekur nga koronavirusi dhe 1.6 milion janë infektuar që nga arritja e sëmundjes së re në Evropë në dhjetor të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)