Zemaj ripërsërit: Do t’i rrisim kapacitetet për testime

  • E.K /
  • 15 July 2020 - 15:37
Zemaj ripërsërit: Do t’i rrisim kapacitetet për testime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në një konferencë për media tha se ndryshimi i dhënies së informatave për shifrat e të prekurve me koronavirus po bëhet me qëllim që publikut të interesuar për këtë çështje t’i shuhet kureshtja më herët dhe në një kohë të përshtatshme.

“Me qëllim të informimit me një kohë më të përshtatshme kemi vendosur që të ndryshojmë mënyrën e raportimit për rezultatet e Covid-19. Interesimi është i madh për shifrat dhe ecurinë e Covid-19. Prandaj, çdo ditë prej orës 15:00 do të raportohen shifrat dhe informatat tjera. Do të vazhdojmë t’iu mbajmë të informuar duke rritur shkallën e transparencës”.

Zemaj ripërsëriti që do të rriten kapacitetet për testime dhe po ashtu do të rriten kapacitetet edhe në klinika private dhe shtetërore.

“Do t’i zgjerojmë kapacitetet tona edhe për klinikat private, por edhe të atyre publike. Sigurisht që do t’i rrisim kapacitet e testimeve ashtu siç kanë rekomanduar ekspertët e IKSHPK-së dhe OBSH-së”.

Zemaj falënderoi mediat që përmes storieve nga brenda Klinikës Infektive po kontribuojnë në vetëdijësimin e skeptikëve për këtë virus.

(Kosova Sot Online)