29 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

  • E.K /
  • 15 July 2020 - 18:07
 29 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë të shtrirë 64 pacientë, prej të cilëve 29 janë me Covid-19 pozitivë.

Sipas njoftimit të spitalit, 15 pacientë janë me oksigjen, ndërkaq një pacient është referuar për Prishtinë si pasojë e gjendjes së rënduar.

(Kosova Sot Online)