Kërcënohet kryeinspektori i MTI’së sepse punëtorët e tij fotografuan parregullësi

  • E.K /
  • 15 July 2020 - 21:32
 Kërcënohet kryeinspektori i MTI’së sepse punëtorët e tij fotografuan parregullësi

Kërcënohet kryeinspektori i  MTI, polica thotë se rasti është hapur dhe se hetuesit tashmë kanë intervistuar një të dyshuar.

Ka rolin e kryeinspektorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

E Lulzim Syla, në këtë kohë të pandemisë, po del edhe vetë të inspektoj nëpër lokale të ndryshme.

Por, të martën gjatë inspektimit në një lokal, puna e tij u ndalë në gjysmë.

Ata kanë hasur në një grumbull të qytetarëve që po drekonin bashkë në një tavolinë.

Kështu Syla e ka sugjeruar operatorin ekonomik që të mos i lejoj ata të qëndrojnë bashkë.

Por kjo gjë duket se i pengoi dikujt.

E arsyeja pse erdhi deri tek ky kërcënim, Syla thotë se ishte fakti se inspektorët fotografuan këtë parregullsi.

Në ato çaste kryeinspektori nga Ministria e Tregtisë, kërkoi ndihmë nga Policia e Kosovës.

Kryeinspektori Syla thotë se ai ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Kosovës dhe se në lidhje me këtë rast është i njoftuar edhe ministri Vesel Krasniqi si dhe të gjitha organet gjegjëse.

Ndërkohë, rasti është konfirmuar edhe nga Polica e Kosovës.

Drejtori regjionale e Policisë së Prishtinës në një përgjigje për T7 kanë thënë se me  datën 14 korrik në stacionin policor jugu në Prishtinë është  hapë një rast sulm ndaj personit zyrtar. Sipas poliicsë hetuesit për  këtë rast kanë intervistuar një person të dyshuar, dhe në koordinim me prokurorinë përkatëse do të ndërmerren veprimet e mëtejme.

(Kosova Sot Online)