Specialja e nisë intervistimin, Presidenti nuk u flet mediave para hyrjes në Prokurori

  • 16 July 2020 - 14:17
Specialja e nisë intervistimin, Presidenti nuk u flet mediave para hyrjes në Prokurori

Ka nisur intervistimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Thaçi nuk ka folur para mediave sot gjatë hyrjes në Prokurorinë Speciale.

Presidenti Thaçi që nga dita e hënë është duke qëndruar në Hagë të Holandës aty ku edhe ndodhet Gjykata Speciale.

{/478983}

Intervistat gjatë tri ditëve të kaluara Thaçit i kanë zgjatur rreth gjashtë orë, ndërsa para objektit të Dhomave të Specializuara kanë qëndruar mbështetës të Presidentit të cilët kishin shkuar nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian por edhe nga Kosova.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

(Kosova Sot Online)