Kosova dhe Metohija në Zyrën e Komisionerit europian ku e priti Vuçiqin

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 17:47
 Kosova dhe Metohija në Zyrën e Komisionerit europian ku e priti Vuçiqin

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit serb, Aleksandar Vucic. Ky i fundit pak para kësaj është takuar me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në zyrën e të cilit është parë edhe libri “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” i një autori serb që si duket zyrtarit europian ia ka bërë dhuratë Vuçiq.

Ky detaj mund të shihet edhe në fotografinë që e ka publikuar vet zyrtari i BE’së në Twitter.

“Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (shërbimi i jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vucic me ndërmjetësim të europianëve.

Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00. Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.

(Kosova Sot Online)