E akuzuan për ndërhyrje në Gjykatë, Von Cramon ia kthen Enver Hoxhajt: Kjo s’ndodh në demokraci, ndoshta në vendin tuaj po

  • E.K /
  • 21 korrik 2020 - 15:56
E akuzuan për ndërhyrje në Gjykatë, Von Cramon ia kthen Enver Hoxhajt: Kjo s’ndodh në demokraci, ndoshta në vendin tuaj po

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka reaguar ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pasi ky i fundit e quajti interferim politik vizitën e eurodeputetes në Gjykatën Speciale.

Von Cramon në një replikë në Twitter ndaj Hoxhajt ka shkruar se si eurodeputete nuk do të ndërhynte asnjëherë në procesin e punës së Zyrës së Prokurorit Special dhe kjo është shumë e qartë.

Eurodeputetja tutje i ka thënë Hoxhajt se ndërhyrja në punën e gjyqësorit mund të jetë e zakonshme në vendin tuaj por nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale.

“Ti duhet të dish strukturën dhe punën e Zyrës së Prokurorit Special dhe Gjykatës Speciale. Asnjë nga ne nuk do të ndërhynte në asnjë proces. Pse duhet ne ta bëjmë atë? Për neve kjo është e qartë kristal. Si mund të mendosh këtë? Ndoshta është e zakonshme në shtetin tënd, por të sigurojë se kjo nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale. Më vjen keq por kjo është pjesë e punës time. Ti ndoshta nuk e kupton por si Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës unë duhet ta informoj vetveten se si zbatohet sundimi i ligjit në Kosovë. Sikurse paraardhësi im që ka bërë e kam bërë edhe unë gjithashtu”, ka shkruar Von Cramon në replikën e saj në postimin e Hoxhajt në Twitter.

(Kosova Sot Online)