Qentë vetëflijohen për të shpëtuar beben nga gjarpri

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 09:18
Qentë vetëflijohen për të shpëtuar beben nga gjarpri

Një familjeje në Filipine mund t’u kishte ndodhur makthi i çdo prindi, teksa një gjarpër kobra, shumë vdekjeprurës, po i afrohej fëmijës që po flinte vetëm në shtëpi.

Megjithatë, dy qen që ndodheshin aty iu vërsulën kobras dhe bashkëpunuan të dy për ta nxjerrë jashtë shtëpisë e për ta vrarë.

Fatkeqësisht, njëri prej qenve nuk i mbijetoi dot helmit tepër të fuqishëm të kobras dhe ngordhi pak më vonë, ndërsa qeni tjetër humbi shikimin.

(Kosova Sot Online)