Deputetët e VV’së ndryshojnë mendim në votimin e dytë të marrëveshjes ndërkombëtare

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 11:45
Deputetët e VV’së ndryshojnë mendim në votimin e dytë të marrëveshjes ndërkombëtare

Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim në votimin e dytë për marrëveshjen ndërkombëtare për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Në votimin e parë VV nuk mori pjesë në votim dhe rrjedhimisht për këtë marrëveshje votuan 66 deputetë, nga 62 pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Kryetarja e Kuvendit vendosi në votim për herë të dytë dhe kjo marrëveshje sikur edhe katër të tjerat u miratua me 80 vota për 1 kundër dhe asnjë abstenim pasi Vetëvendosje ndërroi mendim dhe votoi për.

(Kosova Sot Online)