Sindikalistët kërkojnë nga Qeveria dhe deputetët ta shpëtojnë Telekomin

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 13:32
Sindikalistët kërkojnë nga Qeveria dhe deputetët ta shpëtojnë Telekomin

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka filluar protesta e punëtorëve të  Postës dhe Telekomit të Kosovës, e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK).

Kjo protestë vije si kundërshtim i vendimit lidhur me situatën e krijuar në Telekom, pas padisë që i është bërë këtij institucioni nga kompania Devolli.

Lami Balaj, kryetar i sindikatës ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, që tu ndalin në ndihmë, dhe ta shpëtojnë kompaninë

“Te nderuar deputet duhet të bëheni bashkë që të mbroni Telekomin e Kosovës. Sot ua janë mbyllur dyert 3500 punëtorëve”.

“Sot një person  në mënyrë jo ligjore ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë e Telekomit. Ne jemi këtu për të mbrojtur kompaninë tonë, familjet tona”, është shprehur ai.

Ai ka kërkuar nga deputetët dhe qeveria të marrin përgjegjësinë  lidhur më situatën në Telekom.

(Kosova Sot Online)