E mbani mend infermieren që punonte me bikini në spital? Ja cila është puna e re e saj

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 15:24
E mbani mend infermieren që punonte me bikini në spital? Ja cila është puna e re e saj

Foto e Nadia Zhukola, infermieres ruse që u shërbeu pacientëve me Covid e e veshur vetëm me të brendshme nën uniformën e tejdukshem, bëri xhiron e rrjetit.

Ndaj 23 vjeçares u morën masa disiplinuese nga drejtuesit e spitalit, teksa ajo u justifikua me faktin se në spital ishte shumë vapë dhe se nuk e dinte se uniforma PPE ishte e tejdukshme.

Tani Nadia ka marrë një ofertë nga një televizion lokal në Moskë për të bërë prezatuesen e motit, ndërkohë që do të vijojë të ushtrojë edhe profesionin e infermieres.

(Kosova Sot Online)