Hoti: Për çështjet ekonomike në Bruksel, Kosovën e përfaqëson Muhamet Mustafa

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 11:07
Hoti: Për çështjet ekonomike në Bruksel, Kosovën e përfaqëson Muhamet Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka numëruar disa nga humbjet që i janë shkaktuar Kosovës gjatë luftës, që kapin shifrën miliarda dollarë, derisa ka njoftuar se pjesën e ekonomisë në dialogun Kosovë-Serbi, do ta udhëheq profesori Muhamet Mustafa.

Hoti mbrëmë në mbyllje të seancës së Kuvendit, tha se dëmet e luftës janë të arkivuara në arkivin e shtetit nga viti 2000-2001, të përgatitura atëherë në përputhje me strategjinë standarde ndërkombëtare për evidentimin e dëmeve nga vitet 90-ta dhe të dëmeve të luftës.

Ai tha se para se të diskutohet kjo temë në takimin e ardhshëm, kurdo që do të caktohet ai, do të shkojë në Kuvend dhe do të tregojë në detaje qëndrimin.

(Kosova Sot Online)