34 vjeçarja nga Kamenica dyshohet se u vra nga burri i saj 42-vjeçar

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 15:24
 34 vjeçarja nga Kamenica dyshohet se u vra nga burri i saj 42-vjeçar

Gjatë ditës së sotme në Kamenicë një grua 34 vjeçare dyshohet se u vra nga burri i saj rreth 42-vjeçar. Motivet e këtij rasti të rëndë ende nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 të pasditës së sotme në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

Megjithëkëtë, lajmin për këtë ngjarje e ka konfirmuar , zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se i dyshuari i moshës 42-vjeçare është arrestuar nga policia.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)