Paraburgim 42-vjeçarit nga Kamenica i cili dyshohet se e mbyti gruan e tij me shufër metalike

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 17:52
Paraburgim 42-vjeçarit nga Kamenica i cili dyshohet se e mbyti gruan e tij me shufër metalike

Është dërguar në paraburgim për 48 orë 42-vjeçari me inicialet N.M., i cili dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 34-vjeçare, mesditën e sotme rreth orës 13:20, në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

“I dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.

(Kosova Sot Online)