Vuqic: Nëse nuk i tërhiqet vërejtja Kosovës, vazhdojmë me fushatën për çnjohje

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 07:49
Vuqic: Nëse nuk i tërhiqet vërejtja Kosovës, vazhdojmë me fushatën për çnjohje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, i cili tha se nuk është ndalur lobimi për pavarësinë e Kosovës. Vucic ka thënë se nëse nuk i tërhiqet vërejtja kësaj të fundit, atëherë Serbia do të vazhdojë me fushatën për çnjohje

Vucic ka thënë se mentorët e Kosovës duhet t’i tërheqein vëretjen politkanëve atje, ose le të provojnë të aplikojnë në organizata ndërkombëtare dhe le ta shohin se sa e sukseshme do të jetë Serbia në fushatën kundër saj.

“Në atë ditë, nëse mentorët e tyre nuk iu tërheqin vërejtjen, ne do të vazhdojmë fushatën tonë (kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës) dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha presindenti serb para gazetarëve gjatë një vizite në Sremska Mitrovicë.

Kujtojmë, që Kryeministri Hoti, gjatë një raportimi në Kuvendin e Kosovës të premten mbi dialogun me Serbi duke folur për lobimin për Kosovën tha se “nuk ka pezullim të aktiviteteve tona”.

“Nuk ka pezullim të aktiviteteve tona, jemi dakorduar me partnerët tanë që anëtarësimi jonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ta, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Kjo është e vërteta”, tha ai.

Hoti dhe Vucic u takuan në Bruksel më 16 korrik.

(Kosova Sot Online)