86-vjeçarja nga Obiliqi thuhet se e mposhti COVID-19 në shtëpi, djali i saj jep detaje

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 09:42
86-vjeçarja nga Obiliqi thuhet se e mposhti COVID-19 në shtëpi, djali i saj jep detaje

Ka shkuar në 6 mijë e 917 numri i të infektuarve me koronavirus anembanë Kosovës

Por një grua 86-vjeçare thuhet ta ketë mposhtur virusin COVID-19, në shërbim shtëpiak, pra pa pasur nevojë të shtrihet në ndonjërin prej spitaleve të vendit.

Kjo u bë e ditur nga djali i saj, Rasim Preniqi, i cili falënderoi stafin e Qendrës së Shëndetit Familjar në Obiliq, që e ndihmoi nënën e tij për ta kaluar këtë sfidë.

Madje ai tha se ajo tashmë është plotësisht e shëruar.

Postimi i plotë:

Nëna ime 86 vjeçare mposhti korona virusin në shërim shtëpiak. Një falenderim te posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca.
Ajo tani është plotësisht e shëruar.

(Kosova Sot Online)