Tre profesorë bëhen ‘brenda natës’ milionerë, pas një ‘përparimi të madh’ në ilaçin për COVID-19

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 12:11
Tre profesorë bëhen ‘brenda natës’ milionerë, pas një ‘përparimi të madh’ në ilaçin për COVID-19

Tre profesorë të universitetit janë bërë milionerë brenda natës pas një “përparimi të madh” në ilaçin e tyre për coronavirus.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ratko Djukanovic, Stephen Holgate dhe Donna Davies krijuan kompaninë e tyre me qendër në Southampton, Synairgen, pothuajse dy dekada më parë.

Aksionet në kompani, e cila u përfshi në një testim të suksesshëm të një ilaçi për të trajtuar COVID-19 këtë javë, janë rritur për 3,000 për qind.

Profesori në mjekësi Djukanovic, 65 vjeç, pa 0.56 për qind të aksioneve të tij në kompani të rriten në vlerë brenda një dite nga rreth 300,000 në 1.6 milion funte.

Ndërkohë 0.59 për qind e aksioneve të mbajtura nga Holgate, 73, një profesor i imunofarmologjisë, u rritën në 1.7 milion funte.

Mendohet se themeluesi dhe profesori i biologjisë molekulare, 67-vjeçari Davies, mban aksione të ngjashme përmes një kompanie tjetër.

Bashkimi i aksioneve të drejtorëve të kompanisë prej 2.6 për qind tani është vlerësuar në më shumë se 7 milionë funte.

Siç bëhet e ditur, në një studim të 101 personave, pacientët me coronavirusë të cilëve iu dha një formulë e veçantë e ilaçit të profesorëve, SNG001, kishin dy ose tre herë më shumë të prirë për t’u rikuperuar sesa atyre që u dha një placebo.

Gjithashtu, pacientëve që iu dha ilaçi direkt në rrugët e frymëmarrjes përmes një inhalatori të fuqishëm, kishin 79 për qind më pak të ngjarë të sëmureshin rëndë nga sëmundja.

Richard Marsden, shefi ekzekutiv i Synairgen, i tha The Guardian: ‘[Për ta] nuk ka gjë më të mirë se të shohësh një ilaç që krijuat duke trajtuar pacientë, dhe efekti anësor i kësaj është që ju të bëni para… Nëse njerëzit janë të zgjuar dhe të gjejnë diçka të dobishme, ata duhet të shpërblehen ekonomikisht’.

Kështu, tre profesorët, të cilët për herë të parë zbuluan se njerëzve me astmë dhe sëmundje kronike të mushkërive u mungon një proteinë e quajtur interferon beta – në vitin 2004 – tani vlejnë më shumë se një milion funte secili.

Siç thuhet më tej, Interferoni beta mund të ndihmojë trupin të luftojë ftohjen e zakonshme. Nëse proteina që mungon, zëvendësohet, mbrojtjet natyrore të trupit janë më të afta të mposhtin një infeksion viral.

Testi tani është zgjeruar te pacientët që vuajnë nga simptoma më të buta të coronavirusit në shtëpi, në përpjekje për të ulur numrin e rasteve në spitale.

Dhe prodhuesit të ilaçit Rentschler i është kërkuar të fillojë prodhimin e më shumë se një milion dozave, përpara një vale të dytë të parashikuar në dimër.

(Kosova Sot Online)