Vetizolohet edhe Ramiz Lladrovci

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 13:35
Vetizolohet edhe  Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladorvci ka njoftuar se ka pasur shqetësime shëndetësore gjatë mbrëmjes së kaluar dhe kësisoj është testuar për virusin COVID-19.

Lladrovci tha se është testuar në Klinikën Infektive dhe se është në pritje të rezultateve.

Lladrovci theksoi se deri në marrjen e rezultateve do të qëndroi në vetizolim.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për covid-19, në Klinikën Infektive.

Jam në pritje të rezultateve.

Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar.

Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)