Vapa afrikane do ta përfshijë Kosovën në ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 15:18
Vapa afrikane do ta përfshijë Kosovën në ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka publikuar motin për ditët e ardhshme.

Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë parashihet të mbajë ditëve në vijim, pasi vapa afrikane pritet të përfshijë pjesë të rajonit tonë.

Temperatura të larta parashihen ditën e mërkurë dhe të enjte, që në pjesë të Dukagjinit maksimalet mund të rriten edhe mbi 35 gradë C.

Të premten depërtimi i një fronti të ftohtë në lindje të rajonit sjell kushte për ndonjë rrebesh shiu orëve të pasdites e temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.

Indeksi i rrezeve UV në vlera shumë të larta, mundësisht t’i shmangemi qëndrimit të gjatë në diell orëve të mesditës.

28.07.2020 – Nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 14 C deri 33 C e në vise malore 11 C deri 24 C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 9.

29.07.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 15 C deri 36 C e në vise malore 13 C deri 27 C. Era do të fryjë në drejtime të ndryshme, e lehtë 1-4m/s. Indeksi UV: 9.

 

27.07.2020 - Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë parashihet të mbajë ditëve në vijim, pasi që vapa afrikane pritet të...

Publiée par Prishtina Weather sur Lundi 27 juillet 2020

(Kosova Sot Online)