Instituti gjerman: Jemi shumë të shqetësuar nga rritja e rasteve, u shkaktua nga neglizhenca

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 11:32
Instituti gjerman: Jemi shumë të shqetësuar nga rritja e rasteve, u shkaktua nga neglizhenca

Kryetari i institutit gjerman për sëmundje ngjitëse, Lothar Wieler, ka thënë se rritja e vazhdueshme e rasteve të koronavirusit në ditët e fundit është shkaktuar nga neglizhenca.

“Zhvillimet e reja në Gjermani më bëjnë shumë të shqetësuar. Rritja ka të bëjë me faktin se ne jemi bërë neglizhentë”, tha kryeinfektologu gjerman, duke shtuar se ende nuk është e qartë nëse vendi me popullsinë më të madhe në Evropë është duke e përjetuar valën e dytë të përhapjes.

Numri i rasteve ditore për 24 orët e kaluara ishte 633 dhe pothuajse u dyfishua në krahasim me ditën paraprake, shkruan “The Guardian”.

Instituti gjerman e lidhi rritjen e numrit të rasteve me shtimin e kontakteve sociale në ndeja dhe në vendet e punës.

Ky institucion u bëri thirrje njerëzve që të mos i shkelin rregullat e distancimit social.

Gjermania është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, por ka shënuar shumë më pak viktima se Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

(Kosova Sot Online)