38 aktakuza për 24 orë

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 11:38
38 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza, kundër dyzetenëntë (49) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tre raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar, dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)