Arinjtë polarë rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2100

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 09:52
Arinjtë polarë rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2100

Arinjtë polarë mund të zhduken deri në fund të shekullit, nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa për ngrohjen globale, parashikon një studim.

Sipas mediave të huajai, shkencëtarët thonë se disa krijesa e kanë arritur kulmin e mbijetesës së tyre, derisa akulli i Arktikut po tkurret.

Mishngrënësit mbështeten në akullin e detit të Oqeanit Arktik për të bërë gjah.

Derisa akulli thyhet, kafshët detyrohen të bredhin në destinacione të gjata, për të gjetur ushqim në mënyrë që të ushqejnë këlyshët e tyre.

“Nëse akullnajat shkrihen, arinjtë polarë nuk kanë ku të shkojnë”, tha Peter Molnar nga Universiteti i Torontos në Ontario të Kanadasë.

Sipas një skenari të lartë të emetimeve të gazrave serrë, ka të ngjarë që të gjithë përveç disa arinjve polarë të zhduken deri në vitin 2100, zbuloi studimi.

(Kosova Sot Online)