Hoti kërkon aktivizimin e planit për Reagim Kombëtar në luftimin e COVID-19

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 12:19
Hoti kërkon aktivizimin e planit për Reagim Kombëtar në luftimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë, ka kërkuar që të përfshihet plani i reagimit kombëtare, në luftimin e pandemisë COVID-19, i cili parasheh angazhimin e institucioneve qendrore dhe lokale.

“Unë kërkoj që të përfshihet plani i reagimit kombëtarë i cili parasheh angazhimet e të gjitha institucioneve qendrore dhe lokale. Kërkohet përfshirja me furnizim me rrymë, ujë e deri tek institucionet financiare”, tha Hoti.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që punëtorëve shëndetësor që po përballen me pandeminë të ju ndahen shtesa nga 300 euro.

(Kosova Sot Online)