Edhe 4 persona të vdekur nga Koronavirusi në Kosovë
Edhe 194 raste të reja me Koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.
Gjithashtu, 4 persona kanë vdekur.
(Kosova Sot Online)