Sipas Gallup, kosovarët janë përkrahësit më të mëdhenj europianë të Amerikës

  • A.P /
  • 29 July 2020 - 16:22
Sipas Gallup, kosovarët janë përkrahësit më të mëdhenj europianë të Amerikës

Sipas kompanisë amerikane për analiza, Gallup, kosovarët janë përkrahësit më të mëdhenj europianë të Shteteve të Bashkuara, me 82 për qind.

Pas Kosovës, në listën e vendeve që e përkrahin më së shumti lidershipin e Shteteve të Bashkuara janë Shqipëria me 67 për qind dhe Polonia me 59 për qind.

Përkrahje të konsiderueshme për Shtetet e Bashkuara, sipas analizës së kësaj kompanie, ofrojnë edhe popujt e Hungarisë dhe Moldavisë.

Në anën tjetër, më së paku përkrahje për lidershipin amerikan në Evropë ka në Islandë me vetëm 9 për qind, Austri dhe Rusi me 11 për qind dhe Turqi me 12 për qind.

Kosovarët edhe më parë dihet se kanë ofruar përkrahje të madhe për politikën amerikane, kryesisht për shkak të ndërhyrjes së forcave të saj në luftën e viteve 1998-1999 dhe përkrahjes së vazhdueshme që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit.

(Kosova Sot Online)