Hoti për samitin e djeshëm me Këshillin Atlantik: S’ka minishengen ballkanik

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:28
Hoti për samitin e djeshëm me Këshillin Atlantik: S’ka minishengen ballkanik

Kryeministri Avdullah Hoti është pyetur sot nga mediat për qëndrimin që ka rreth Mini Shengenit Ballkanik.

I pyetur nëse do t’i bashkohej kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq në takimet për mini shengenin, Hoti ka thënë se nuk ka minishengen ballkanik.

“S’ka minishengen ballkanik, ka integrime evropiane dhe bashkëpunim sa më të mirë në rajon”, ka thënë ai.

Kryeministri Hoti ka thënë se duhet të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik në regjiion.

“Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik në regjion, në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit vjen një ditë pas video konferencës të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Uashington, me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)