Trump vazhdon ta promovojë pseudo-shkencën edhe kur vendi po kalon në periudhën më të keqe nga virusi

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 12:21
Trump vazhdon ta promovojë pseudo-shkencën edhe kur vendi po kalon në periudhën më të keqe nga virusi

Në ditën kur ShBA kaloi një moment tjetër tragjik, me 150.000 vdekje nga koronanvirusi, u dëshmua dhe u bë e qartë  edhe një herë se pseudo-shkenca, mitet dhe tallja me idenë e krijimit të një strategjie kombëtare, nuk janë aspak një mënyrë e duhur për ta lufutar një pandemi vdekjeprurëse, shkruan CNN.

Megjithatë, presidenti Donald Trump, miqtë e tij në kongres dhe anëtarët e kabinetit të tij ende po nuk i marrin seriozisht qasjet e bazuara në fakte shkencore, të cilat do të kontribuonin në normalizimin e situatës dhe marrjes së virusit nën kontroll.

Një shembull I tillë u vërejt kur Trump së fundi udhëtoi për në Teksas, aktualisht një nga epiqendrat e koronavirusit në ShBA dhe promovoi hidroksiklorurinën, një ilaç që ai pretendon që është efektiv në shërimin e COVID-19.

“E tëra që unë dua të bëj është të shpëtojë jetë”, tha Trump për ilaçin, për të cilin ekspertët e shëndetësisë thonë, që nuk është efektiv në shërimin e COVID-19.

Gjatë kësaj vizite, Trump u takua me ish doktorin e shtëpisë së bardhë, tanimë pjesë e kabinetit të tij, I cili ishte parë pa maskë mbrojtëse, në kohën kur të gjithë ekspertët po bëjnë thirrje për vendosje të saj.

Së fundmi Trump dhe mbështetësit e tij në kongres, po planifikojnë rikthimin në normalitet dhe hapjen e shkollave, edhe pse vendi është duke kaluar në periudhën më të keqe të shkaktuar nga pandemia.

(Kosova Sot Online)