Qëndron Kastrati apel për shokët e të riut që vdiq nga koronavirusi: Mos shkoni në varrim, ju lutem

  • G.G /
  • 30 July 2020 - 12:56
Qëndron Kastrati apel për shokët e të riut që vdiq nga koronavirusi: Mos shkoni në varrim, ju lutem

Vdekja e 25 vjeçarit nga komuna e Kamenica, Bersant Rahimaj, i cili ishte i prekur me COVID-19 ka prekur gjithë opinionin.

Derisa kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se pavarësisht se i ndjeri kishte shumë miq, është lutur që të njëjtit të kenë konsideratë ndaj familjes, që për shkak të pandemisë mos të marrin pjesë në varrim.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

I vetdijshëm që ndarja nga jeta e Bersantit ju ka prekur të gjithëve pa dallim, përtej kufijve të komunës sonë. Duke qenëse shumë prej jush e keni njohur edhe nga afër, e keni pasë shok klase, fakulteti a familjar, dhe ndjeni të udhës t’ia bëni respektin familjes duke shkuar në varrim. E kuptoj, por situata aktuale na e bënë të pamundur këtë.

Andaj, ju lutemi shumë, në emër të familjes dhe të institucionit që të mos jeni prezent në varrim. Kjo duhet të jetë jeta e fundit e shuar nga ky virus dhe të gjithë duhet të kujdesemi që mos ta përhapim më shumë. Ju faleminderit për mirëkuptim!

(Kosova Sot Online)