Alarmante: Deputeti i LVV’së thotë se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjakovë për dy orë

  • G.G /
  • 30 July 2020 - 13:00
Alarmante: Deputeti i LVV’së thotë se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjakovë për dy orë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha ka shkruar se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në spitalin e Gjakovës për dy orë.

Batusha ka shkruar në Facebook se situata me koronavirusin është jashtë çdo kontrolli.

“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV’së ka bërë thirrje që të shmangin daljet e panevojshme.

“Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka thënë ai.

 

5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli! Ruajeni veten aman!...

Publiée par Agon Batusha sur Jeudi 30 juillet 2020

(Kosova Sot Online)