Isa Mustafa i bën publicitet vizitës së Agim Veliut në Veri

  • G.G /
  • 30 July 2020 - 13:04
Isa Mustafa i bën publicitet vizitës së Agim Veliut në Veri

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se vizita e djeshme e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut në Zubin Potok është sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat veriore.

“Vizita e djeshme e Ministrit të Punë e të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu në Zubin Potok dhe në pikën kufitare, Bërnjak është veprim shumë i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri të vendit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Vizitat qiti në pah, jo vetëm pritjen normale dhe zyrtare nga nikoqirët, por edhe shumë probleme, ndër ato më elementare, të atyre komunave, për çfare të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre”, ka shkruar kreu i LDK’së.

 

Vizita e djeshme e Ministrit të Punë e të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu në Zubin Potok dhe në pikën...

Publiée par Isa Mustafa sur Jeudi 30 juillet 2020

(Kosova Sot Online)