Bahtirit kërkon që Bajrami të falet në shesh

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 14:22
Bahtirit kërkon që Bajrami të falet në shesh

Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, duket se nuk i bëhet vonë për numrin e lartë të të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi ka kërkuar që në sheshin e komunës që drejton të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit. Bahtirit nuk i ka pëlqyer vendimi i BIK’ut që falja e namazit të anulohet.

Ai ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit në sheshin e Mitrovicës.

“Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.

Ai është shprehur se si komunë në bashkëpunim me BIK’un do të bëjnë përgatitjen në sheshin e Mitrovicës duke vendosur pika në distancë 1.5 metra.

“Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues”, ka shkruar ai.

 

Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të...

Publiée par Agim Bahtiri sur Jeudi 30 juillet 2020

(Kosova ot Online)