Ministrja Dumoshi vizitoi Suharekën, ndan miliona euro mbështetje për këtë Komunë

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 14:51
Ministrja Dumoshi vizitoi Suharekën, ndan miliona euro mbështetje për këtë Komunë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, e ka vizituar sot Komunën e Suharekës.

Ajo e ka vizituar fillimisht Kuvendin Komunal, për të vazhduar më pas me vizitën në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, ku ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e shtëpisë së Kulturës, për të cilën janë ndarë 2.6 milionë euro.

Dumoshi tutje ka shkuar në stadiumin e qytetit, ku do të investojë MKRS-ja dhe më pas për t’i parë nevojat për investime në transport.

Në fund, ajo ka qenë prezentë në vendosjen e gurëthemelit të stadiumit ndihmës në Strenqan.

Më poshtë mund ta lexoni postimin në rrjetet sociale të ministres së Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi. 

(Kosova Sot Online)