Shërohen 196 persona nga koronavirusi në vend

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 15:08
Shërohen 196 persona nga koronavirusi në vend

Në Kosovë për 24 orë janë shëruar 196 persona nga koronavirusi, ka bërë të ditur përmes njoftimit për media Institutit Kombëtar i Shëndetit.

Për një ditë sipas IKSHPK’së janë testuar 480 mostra, derisa, 258 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429”, thuhet në njoftim.

 

196 TË SHËRUAR DHE 258 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Jeudi 30 juillet 2020

(Kosova Sot Online)