Në ditën e Bajramit, policia po e kërkon këtë person nga Skenderaj për ta arrestuar

  • 31 July 2020 - 10:53
Në ditën e Bajramit, policia po e kërkon këtë person nga Skenderaj për ta arrestuar

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Valdet Vrankaj nga Skenderaj, i cili është në kërkim për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Personi i kërkuar është Valdet Vrankat i lindur në vitin 1985 në Skenderaj.

I pandehuri, policia ka bërë të ditur se  është i kërkuar për veprën penale, Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

(Kosova Sot Online)