I infektuari me Covid 19 hyri në bankë në Suharekë, policia hap rast ndaj tij

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 11:59
I infektuari me Covid 19 hyri në bankë në Suharekë, policia hap rast ndaj tij

Një person nga Suhareka i konfirmuar pozitiv me koronavirus ka dalë në qytet dje gjatë ditës.

Madje, i njejti sipas Policisë së Kosovës ka hyrë në zyrat e një banke të kësaj komune.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Sipas PK’së, ndaj të njejtit është iniciuar rast pasi që ka vepruar ndesh me dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.

“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar pasi që i njëjti derisa ishte me Covid 19, ka hyrë në zyrat e një banke”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)