Organizoi aheng me rreth 30 persona, arrestohet gjakovari

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 12:52
Organizoi aheng me rreth 30 persona, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në rrugën “Gjergj Fishta” në Gjakovë, pasi që kishte organizuar aheng.

Në këtë aheng bëhet e ditur se kanë marrë pjesë rreth 30 persona.

“Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë 31.07.2020-20:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria,  ka organizuar-mbajtur aheng familjar me  27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)