10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 237 numri i viktimave

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 15:14
10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 237 numri i viktimave

10 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur më shumë se 227 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 330 dhe janë shëruar më shumë se 4578 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

(Kosova Sot Online)