VV: Hoti po e çon Kosovën drejt katastrofës humanitare

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 17:19
VV: Hoti po e çon Kosovën drejt katastrofës humanitare

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas 41 rasteve të vdekjes në tri ditët e fundit në Kosovë si pasojë e coronavirusit.

Në një postim në Facebook, partia e Albin Kurtit ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohet në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit”, shkruan Vetëvendosje..

(Kosova Sot Online)