“Virusi është rrenë, po na vendosin çipa”, Raka vjen me një përgjigje

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 09:50
“Virusi është rrenë, po na vendosin çipa”, Raka vjen me një përgjigje

Ai ka folur për rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19.Tha se secili prej nesh duhet të vetëdijesohet para se virusi të depërtojë në shtëpitë tona.

Raka foli edhe për personat që nuk besojnë në ekzistencën e COVID-19 dhe për ata që thonë se “ky virus është rrenë dhe veç po bëhet për të na vendosur disa çipa që të na kontrollojnë lëvizjet gjatë gjithë kohës”.

Për këta persona, Lul Raka e ka një përgjigje interesante.Thotë se “çka i bën ata kaq të rëndësishëm sa t’iu vendosin çipa”.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kerkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, ka thënë ndër të tjera Raka.

(Kosova Sot Online)