Polonia shënon rekord të rasteve me Covid-19 për të katërtën herë brenda një jave

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 12:25
Polonia shënon rekord të rasteve me Covid-19 për të katërtën herë brenda një jave

Polonia e ka raportuar rekordin e katërt të rasteve ditore të koronavirusit brenda një jave. Mbi 30 për qind e rasteve të reja u shënuan në rajonin Silesia, ku virusi i ka prekur shumë minatorë të thëngjillit.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në shtetin e Evropës Qendrore u regjistruan 680 persona të infektuar dhe gjashtë viktima. Për shkak të shtimit të rasteve, autoritetet i kanë ashpërsuar masat, përfshirë vendosjen e testimit obligativ për udhëtarët që hyjnë në këtë shtet dhe për karantinë për ata që vijnë nga disa shtete me rrezikshmëri të lartë të infektimit.

Shërbimet sanitare thanë javën e kaluar se rritja e numrit të rasteve në mesin e minatorëve është rezultat i lehtësimit të masave dhe kushteve të punës në miniera, ku është i vështirë zbatimi i distancës sociale.

Deri më tani, Polonia i ka raportuar gjithsej 48,149 persona të infektuar me koronavirus dhe 1,738 të vdekur, shkruan “The Guardian”.

Autoritetet kanë thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e shtimit të kufizimeve për dasma. Tash për tash, në Poloni lejohen dasmat me më së shumti 150 pjesëmarrës.

(Kosova Sot Online )