Pritje të gjata para Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk respektohen masat

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 21:07
Pritje të gjata para Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk respektohen masat

Pritje të gjata para Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk respektohen masat

Te Agjencia e Regjistrimit Civil po vazhdojnë radhët e gjata. Aty tash e disa javë, qytetarët po presin deri në dy orë për të marrë shërbime.

Në këto tollovi nuk po respektohen masat e IKSHPK.

Qytetarët të detyruar të presin deri në dy orë para Agjencisë se Regjistrimit Civil, nuk respektojnë masat


Distancën nuk po e mbajnë.

Disa nga këta qytetarë që po prisnin para Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk mbanin as maska.

Radhë të gjata para këtij objekti u panë që nga mëngjesi i së martës.

E pritjet janë edhe si shkak i mungesës së informacioneve të mjaftueshme se si kryhen procedurat dhe shërbimet brenda Agjencisë.

“Jam ardhë mengjesë,edhe pyeta thanë  ka numra than jo ska nevoj për me marrë  numra , i veta qytetarët jo zyrtarët,une shkova komunë rregullova dokument,kur erdha ktu thanë jo ska ma numra, tash sdi a moj me kry nesër , sot spaska shancë.” thotë Fahrije Gashi, qytetare.

(Kosova Sot Online)