Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas shpërthimit në Bejrut

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 21:19
Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas shpërthimit në Bejrut

Departamenti Amerikan i Shtetit po ndjekë me vëmendje raportet për një shpërthim në Bejrut dhe është i gatshëm të ofrojë ‘të gjithë ndihmën e mundshme’, tha një zëdhënës i agjencisë, pasi një shpërthim masiv ndodhi në kryeqytetin libanez të martën, duke vrarë të paktën 10 njerëz dhe duke plagosur qindra.

Departamenti nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkakun e shpërthimit, tha zëdhënësi dhe shtoi se agjencia po punon ngushtë me autoritetet lokale për të përcaktuar nëse ndonjë shtetas i ShBA’së ishte prekur në incident.

(Kosova Sot Online)