Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, breshër i madh në Pejë

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 10:12
Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, breshër i madh në Pejë

Sot në Kosovë  po mban mot jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Rrebeshe lokalisht shumë të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë  dhe breshër kanë përfshirë shumë rajone të Kosovës.

Reshje breshri ka pasur sidomos në rajonin e Pejës, ku janë dëmtuar edhe shumë kultura bujqësore.

Reshjet pritet të intensifikohen gjatë ditës, derisa është paralajmëruar edhe për vërshime të mundshme.

(Kosova Sot Online)